Abramoviç shkon tek “rrënjët”, bosi i Çelsit drejt Izraelit

Origjina e tij e largët është hebraike. Roman Abramoviç duket se po e mendon për t’u rikthyer në vendin e të parëve të tij, por kjo vetëm pasi Britania e Madhe (apo Mbretëria e Bashkuar) i refuzoi rinovimin e vizës. Miliarderi rus, pronar i Çelsit, mësohet se po ndërton një shtëpi të madhe në periferi të Tel Avivit, dhe mendohet se tashmë ka udhëtuar për në kryeqytetin izraelit, ndërsa ai ka nënshtetësinë edhe të Rusisë, edhe të Izraelit.

Ai do të vazhdojë të jetë pronari dhe presidenti i Çelsit, por pritet ta ketë të vështirë ta ndjekë nga afër skuadrën e tij, me problemet e vizës dhe me acarimin e marrëdhënieve ruso-britanike. Roman Arkadijeviç Abramoviç vlerësohet nga revista “Forbs” se ka një pasuri prej 11.5 miliardë dollarësh amerikanë.

Sfidanti.al