Donis Avdijajt i vjen keq që nuk kanë marrë të paktën një pikë kundër Hamburgut.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj ka shënuar gol në humbjen e skuadrës së tij ndaj Hamburgut.
Avdijaj thotë se kanë merituar të paktën një pikë, por premton se do të punojnë shumë gjatë pushimit dimëror që të kthehen edhe më të fortë.
“Ndeshja e fundit para pushimit dimërorë, ku fatkeqësisht nuk e morëm pikën që merituam. Ne do të punojmë shumë që të kthehemi edhe më të fortë. Fat dhe urime të gjithëve Krishtlindja”, ka shkruar Avdijaj në Facebook.