Edhe pse pati qortime për intervistën e parë të tij të dhënë për “Skaj Italian” (Sky Italia), sërish shumë analistë, dhe gazetarë e vlerësuan Romelu Lukakun që pati forcën të thoshte atë që mendonte përballë asaj që po ndodhte me të tek Çelsi. Ai u shpreh i pakënaqur, theksoi se dëshironte të luante, se mund të largohej dhe se Lautaro Martinez nuk duhej të braktiste Interin për të ardhur në Londër. Vazhduan bisedimet me trajnerin Tuhel, gjoba nga klubi dhe përjashtimi për një ndeshje, dhe sulmuesi belg e ndërroi “pllakën”. “Dua t’u kërkoj falje tifozëve për shqetësimin që iu kam sjellë, – tha ai, – më vjen shumë keq për këtë që ndodhi. Unë kam qenë tifoz i Çelsit që në adoleshencë”. Ky Lukaku nuk është njeriu i fortë që është paraqitur deri tani, por që i nënshtrohet presionit sapo e kupton se bëhet shumë i madh.
Sfidanti.al