Nuk dihet nëse do t’ia dalë mbanë, por mendimin e ka shprehur tashmë. Zhoan Laporta synon ta marrë në verë Erling Halandin, ndoshta hera e parë që e thotë hapur një gjë të tillë. “Synimi ynë është që ta marrim Halandin ne verë, – thotë numri 1 i Barcelonës, – duhet të kemi gati aspektin ekonomik, por edhe projektin sportiv, që Halandi të zgjedhë ekipin tonë”. Laporta ka biseduar disa herë me agjentin e Halandit, Mino Raiolën, duke e nxitur që të bindë lojtarin dhe babanë e tij, duke i premtuar se Barcelona do të ketë një skuadër të denjë për të synuar trofe të mëdhenj sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al