Atletiko, Koke përfundon në lajme; ne Portugali e ngatërrojnë me një kriminel

Në futboll, lojtarët kanë pseudonime, por problem është se shpesh këto pseudonime përsëriten dhe këtë e provoi edhe Horge Reseruksion Merodio ‘Koke’ I Atletiko Madrid që nuk është i njëjti Koke (ish lojtar I Malagës) që u arrestua për shpërndarje lëndësh narkotike. Por këtë në Portugali mesa duket nuk e kuptuan dhe në lajmin e arrestimit të Koke trafikantit u shfaq imazhi I njeriut simbol të Atletikos

Po kush është Koke që u arrestua? Bëhet fjalë përSerxhio Kontreras Pardo që po përjeton periudhë shumë të keqe. Ish futbollisti, tashmë 36 vjecar me një të kaluar te Malaga, Marseja, Spporting Lisbonë dhe Aris I Selanikut është nën akuzën e drejtimit të një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe Guardia Civil e arrestoi gjatë një operacioni të zhvilluar në Malaga, Sevija dhe Granada. Një lajm ky që bëri xhiron e botëe por që në Portugali u shoqërua me një gabim të rëndë. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, televizioni luzitan CMTV e dha kronikën e lajmit duke shfaqur imazhin e Kokes së gabuar.

Për më tepër imazhiet e shfaqura në ekran ihin pamje arkivë nga intervistat ne Europa League ose nga stërvitjet me Atletikon. Sigurisht që teksti I lajmit të bën të kuptosh se ështtë një gabim duke qenë se flitet për një ish futbollist të Sporting Lisbonës, një përkufizim I paaplikueshëm për Koken që është kapiteni I Atletikos e që për më tepër nuk ka luajtur me asnjë skuadër tjetër në karrierën e tij.

Por imazhi I tij me titrat ku lexohej :’I kapur me 100 kg hashash’ duket se ka shkaktuar të qeshura te Los Colchoneros

Sfidanti.al