Aston Villa pas “yllit” të “aspirinave”

Pas sigurimit të dy lojtarëve tepër cilësore, si mesfushori belg, Juri Tilemans dhe qendërmbrojtësin spanjoll, Pau Torres, tashmë anglezët e Aston Villa kërkojnë transferimin e një tjetër “ylli” dhe bëhet fjalë për anësorin francez të Bajer Leverkusen, Mousa Diabi.

Francezi ishte fillimisht në listën e “topçinjve”, por klubi nga Birminghami duket se e preferon më shumë lojtarin, me teknikun Unai Emeri, që e do 24-vjeçarin në organikën e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, disi problem do të jetë çmimi i “yllit” të “aspirinave”, me bordine këtyre të fundit, që nuk pranojnë më pak se 60 milionë euro për lojtarin, i cili sezonin e kaluar shënoi 14 gola e dhuroi 11 asistime, në 48 përballjet e zhvilluara.

sfidanti.al