Asllani nuk ndalet

Fisnik Asllani po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Hoffenheim. Sulmuesi i Kosovës ka realizuar një eurogol në Bundesligë, në ndeshjen ndaj Mainz, e luajtur këtë të shtunë.

Në minutën e 23-të, topi përfundon në këmbët e Asllanit, i cili kordinohet mirë dhe me të majtën ia doli që të mposhtë portierin kundërshtar. 23-vjeçari numëron 9 gola dhe 5 asiste në 27 ndeshje të Bundesligës të luajtura deri më tani.