Askush nuk është si Marta, shënuesja më e mirë e Botërorëve

Janë të shumtë ata që pyesin se cfarë e dallon Martën nga pjesa tjetër e futbollisteve, me brazilianen që është shpallur 6 herë lojtarja më e mirë e botës në karrierën e saj. Në mbrëmjen e së martës, 33 vjecarja ktheu përgjigje me golin e fitores të shënuar për Brazilin ndaj Italisë duke u shndërruar në një legjendë, jo vetëm e futbollit botëror të femrave, por edhe të meshkujve.

Ishte minuta e 74 e ndeshjes me Italinë në Botërorin e Femrave, kur nga pika e bardhë Marta shënoi një gol që kualifikoi Brazilin në 1/8 e finaleve dhe të mendosh që sulmuesja nuk është në formën e saj më të mirë. Por pavarësisht kësaj, Marta është shfaqur në një nivel të lartë, pavarësisht moshës 33 vjecare. Ka shënuar 2 gola në këtë edicion të Kupës së Botës që i shtohen 15 të tjerëve në kampionatet e kaluara për ta cuar në 17 gola në total në Botërorët e Futbollit, duke vendosur një rekord të ri në këtë sport dhe jo vetëm në kategorinë e femrave, por edhe atë të meshkujve.

Në fakt, Marta Vieira Da Silva ka thyer rekordin e vendosur nga Miroslav Klose me 16 finalizime, me gjermanin që e arriti këtë shifër pikërisht në fitoren e famshme të Gjermanisë ndaj Brazilit 7-1 në gjysmëfinalen e Botërorit të vitit 2014. Në atë ndeshje, Klose theu rekordin e një legjende si Fenomeni Ronaldo.

Por ky nuk është i vetmi rekord i brazilianes Marta. me golin e shënuar në humbjen 3-2 të Brazilit ndaj Australisë, 33 vjecarja bëhet e para futbolliste në planet që shënon në 5 Botërorë. Marta bëri debutimin e saj në 2003 në botërorin e SHBA kur ishte vetëm 17 vjec dhe deri tani nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka shkëlqyer në turne të tillë duke u shndërruar në një prej futbollisteve më të mira të historisë dhe ndër më të njohurat e mediatiket të momentit.

sfidanti.al