Bukuria e Antonela Rokucos ‘carmatos’ bashkëshortin e saj, Lionel Messi.

Antonela Rokuco është vërtet një bukuroshe e parezistueshme dhe këtë e di shumë mirë bashkëshorti i saj Lionel Messi. Kapiteni i Barcelonës dhe përfaqësueses argjentinase jo pak herë është dorëzuar përballë imazhit dhe formave fizike të saj dhe këtë e bëri edhe këtë radhë, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në profilin e saj Instagram, Antonela postoi një foto të saj ku ajo duket vërtet sensuale duke shkaktuar reagime të shumta pozitive, dhe këtu padyshim përfshihet edhe ai i Lionel Messit.
‘Ditë në Ibiza’-shkruante sipërmarrësja argjentinase përkrah fotos së saj duke fituar rreth 1 milionë ‘pëlqime’ ndërkohë që regjistroi mbi 6000 komente. Messi nuk mund të mungonte me sulmuesin që në koment postoi disa emotikone me fytyra me zemra.

Së fundmi, Antonela uroi Messin për Ditën e Baballarëve në Argjentinë. ‘Gëzuar Ditën e Baballarëve! Faleminderit që na jep kaq shumë dashuri. Të përqafojmë nga larg. Je më i miri-shkruante Antonela që gjeti menjëherë përgjigjen e Messit: ‘Faleminderit dashuria ime. Ju dua shumë’.

sfidanti.al