AS publikon formacionin e Europës, e mbush plot me spanjolë

Tashmë është rradha e gazetës prestigjoze spanjole, AS, të japë trofe dhe këtë e ka bërë duke vendosur për formacionin më të mirë të Europës, për vitin 2016. Natyrisht, që në këtë njëmbëdhjetësh janë favorizuar lojtarët nga La Liga, pasi vetëm dy futbollistë të tjerë janë jashtë kamp[ionatit spanjoll.

Pikërisht, portieri i Bajernit,  Manuel Nojer dhe mbrojtësi i Juventusit,  Leonardo Bonuçi janë lojtarët e vetëm jashtë La Ligës. Real Madridi ka më shumë lojtarë  (5), e ndjekur nga rivalët e Barcelonës (3), ndërsa Grizman përmbyll formacionin.