Arthur Melo thyen protokollin? Në stërvitje me 2 makina të ndryshme

Dy makina të ndryshme për të shkuar në qendrën stërvitore, një SUV të premten dhe një Ferrari të hënën dhe menjëherë nisën dyshimet për protokollin anticoronavirus. Ndodh edhe kështu në këtë kohë pandemie dhe protagonistë bëhen mesfushori I Barcelonës, Arthur Melo dhe Liga Spanjolle me këtë të fundit që duhet te bëhë llogaritë me numrin e të prekurve nga Covid 19 në Spanjë që është ende komplekse dhe me masat e lehtësimit të kufizimit.

Ja cfarë ndodhi; Arthur mbërriti në qendrën sportive të Barcelonës vetëm, sic ishte parashikuar nga protokolli me një makinë të tipit Range Rover. Por këtë të hënë sic u zbulua nga disa media spanjolle, braziliani shkoi teksa drejtonte një Ferrari. Protokolli I La Ligës parashikon që futbollistët duhet të shkojnë në stërvitje me të njëjtën makinë.

Në media filloi të flitet për thyerje të protokollit nga Arthur, por klubi I Barcelonës nuk ngurroi të sqarojë . ‘Nuk ka pasur asnjë thyerje të protokollit u shprehën burime të Barcelonës për të përditshmen AS. Mesa duket futbollisti pati  baterinë e SUV të shkarkuar dhe për më tepër inspektori I La Ligës ishte informuar për këtë incident.

Sfidanti.al