Kur ishte ai president, krijoi skuadrën që mbahet mend më shumë se të gjitha në historinë e futbollit. Zhoan Laporta mbetet idhulli i tifozëve katalanas, duke iu afruar ndoshta Lionel Mesit, Pep Guardiolës, Ksavit e Iniestës (sa për të përmendur disa), në një epokë kur klubi “blaugrana” dominoi me lojë dhe me rezultate, duke krijuar “tiki takën”.
Ky Zhoan Laporta hodhi dorashkën, në një intervistë të tanishme, duke deklaruar se ka qëllim të vendosë kandidaturën për të qenë sërish numri 1 i Barçës, në zgjedhjet që do të mbahen në 2021. “Po punoj që të kandidoj për president, – u shpreh ai, – do të isha i lumtur të punoja sërish tek Barcelona, ku do të gjeja lojtarë që i kam pasur edhe më parë dhe që kanë shkruar historinë. Duhet të ndryshojmë imazhin institucional, që nuk është ai i dëshiruari”.
Ëndrra e tij është Guardiola, rikthimi në stol i trajnerit katalanas, që sot është tek Siti, dhe që fitoi 2 Champions e 3 La Liga në 4 vjet, nërsa beson se Ksavi një ditë do të jetë teknik i katalanasve.
Sfidanti.al