Argjentinë, Maradona ‘bën numra’: Jam mirë, dua të kthehem në shtëpi

‘Jam mirë dhe dua të kthehem në shtëpi’-këto ishin fjalët e para të shqiptuara nga Diego Armando Maradona pas operacionit për heqjen e masës së gjakut të mpiksur në tru, një lajm që publikohet nga ‘Il Mattino’. Por mjekët e frenojnë këtë dëshirë të El Pibe De Oros teksa theksojne se 60 vjecari ka shfaqur shenja konfuzioni.

Operacioni në tru rezultoi i suksesshëm, por Maradona do të duhet të presë ende edhe disa ditë përpara se të kthehet në shtëpo e të nisë periudhën e riaftësimit, gjë që e shpjegon edhe neurologu i tij, Dr.Luque. ‘ Së bashku me mjekët e tjerë që po e kurojnë, gjendjen e tij konfuzionale e lidhmë me një kuadër të mungesës që do të kurohet dhe kjo kërkon disa ditë-tha Luque-besojmë se është gjëja më e mirë për Diegon;.

Sipas medias argjentinase, mungesa ka të bëjë me varësinë nga alkooli të Maradonës. Diego Armando Maradona u shtrua të hënën në një klinikë në La Plata për anemi, dezhidratim dhe simptoma të depresionit, por kontrollet  më të detajuara i diagnostikuan një hematomë subdurale për të cilën kreu edhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Sfidanti.al