MotoGP, përpilohet kalendari për vitin 2021; nis në 28 mars, me 19 gara

Sezoni aktual i Botërorit të Formula 1 nuk është mbyllur ende, por te MotoGP po mendojnë për kampionatin e vitit të ardhshëm. Tashmë kalendari i këtij botërori po merr formë dhe nëse  coronavirusit nuk do të bëhet pengesë e madhe, ai pritet të nisë në 28 marsin e vitit të ardhshëm. Tashmë është përpiluar kalendari provizor dhe në të janë parashikuar 19 ndalesa, ndërkohë që për 1 tjetër pritet të merret një vendim, ndërsa 3 të tjera do të jenë rezervë gati për t’u përfshirë në kalendar nëse do të jetë e nevojshme

Semaforët e parë që do të shuhen janë ati të Losail, ndërsa të fundit të, Valencias në 14 nëntor. Nga Losail në Argjentinë, duke kaluar për në Amerikë, me pokerin e garave spanjolle(Jerez, Barcelona, Aragon e Valencia), Italinë e Austrinë. Këto dhe të tjera do të jenë pistat që do të presin sezonin 2021 në MotoGP, që teksa është në pritje të pasuesit të Marc Marquez për titullin botëror, mendon që tani për vitin që do të vijë.

Sfidanti.al