Nuk eshte ende zyrtare, por Horge Sampaoli nuk do te jete me trajner i Argjentines. Sipas te perditshmes ‘Clarin’ Federata Argjentinase e Futbollit vendosi qe te zgjidhe kontraten me Sampaolin edhe pse ajo skadon ne viti 2022.
Perfaqesuesit e Sampaolit arriten akordin me Drejtiuesit e Federates per zgjidhjen konsensuale te kontrates me qeverine e futbollit argjentinas qe pranoi t’i jape trajnerit nje demshperblim prej 2 milione Dollaresh nderkohe qe shifra qe do t’i jepte atij nese do ta shkarkonte ishte 8.6 milione Dollaresh.
Gjithnje sipas ‘Clarin’, kjo histori do te mbyllet javen e ardhshme pasi Sampaoli e ndjeu se nuk e kishte me mbeshtetjen e Claudio Tapias dhe Daniel Anxhelici. Horge Sampaoli eshte konsideruar si fajtori kryesor per deshtimin e Argjentines ne Boterorin e Rusise per zgjedhjet e tij te formacioneve dhe per lenien jashte skuadre te disa elementeve me vlera. Pas ndeshjes me Francen ai e shpetoi per nje moment per shkak te aspektit financiar, por ne fund u arrit akordi dhe tani ne AFA po enderrohet per Pep Guardiolen.
Sfidanti.al