MotoGP, Markez nuk ka rivale ne Gjermani, fiton per te 6 vit radhazi

Mark Markez e ka Gjermanine si shtepine e tij. Piloti spanjoll i Hondes triumfoi serish ne pisten e Zahzeringut teksa kaloi i pari vijen e finishit te gares duke shenuar fitoren e 6 radhazi ne kete piste.

I nisur nga pole position, Markez mendoi qe ne pjesen e pare te gares te ruaje gomat duke lene Horhe Lorencon perpara, por me pas vendosi te vendose diktatin e tij per te fituar me qetesi garen.  Ne vendin e dyte u rendit Valentino Rosi qe ishte i fundit qe u dorezua perballe potences se Markez.

Podiumin e plotesoi nje tjeter pilot spanjoll, ai i Jamahes Maverik Vinjales qe u rendit me vendin e trete duke lene pas italianin Danilo Petruçi.

Zhgenjime pati te Dukati. Lorenco qe e nisi shume mire garen ashtu sic ka ndodhur ne garat e meparshme, e mbylli ate ne vendin e 6, ndersa Doviciozo u rendit menjehere pas tij por pas nje gare ku ai ishte krejtesisht ne hije.

Sfidanti.al