Argjentina e Mesit “ha” edhe kokën e Bauzës

Edgardo Bauza pritet shumë shpejt të shkarkohet nga posti i trajnerit të Argjentinës, kjo pritej.

Argjentina është duke menduar që ta shkarkojë trajnerin Edgardo Bauza, pas humbjes 2:0 nga Bolivia që tani rrezikon seriozisht Kupën e Botës pasi gjenden në pozitën e pestë në renditje, me një pikë më pak se Kili që gjenden në pozitën e katërt – vend që dërgon direkt në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Bauzan te Argentina.

Kujtojmë se Sampaoli gjithashtu kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona, që e shohin si zëvendësuesin ideal të Luis Enriques, ky i fundit do të largohet nga “Camp Nou” në përfundim te këtij sezoni