Arbitri kushtëzoi rezultatin, FIFA urdhëron riluajtjen e Afrika e Jugut-Senegal

Sfida mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit për  eliminatoret e Botërorit 2018 në zonën afrikane do të luhet përsëri. Ishte Byroja e FIFA ajo që e vendosi dhe motivi ishte; arbitri kushtëzoi rezultatin e sfidës. Për ganezin Joseph Lamtey, CAS kishte konfirmuar dënimin e FIFA me skualifikim të përjetshëm, por Federata Afrikane e Futbollit u limitua vetëm me një pezullim prej 3 muajsh për akordimin e një 11 metërshi për Afrikën e Jugut  për një prekje të topit me dorë inekzistente .

Kjo ndeshje, e luajtur në 12 nëntorin e vitit të kaluar, do të riluhet brenda nëntorit të këtij viti. Mbetet për t’u përcaktuar data e zhvillimit të saj. Senegali është aktualisht në vendin e tretë në  grupin e tij me një pikë më pak se Kepi i Gjelbër dhe Burkina Faso, por ka 1 pikë më shumë se Afrika e Jugut. Kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t’u luajtur dhe vetëm skuadra e renditur në vendin e parë do të mund të marrë pjesë në fazën finale të botërorit. Vendimi i Byrosë së FIFA do te duhet të konfirmohet edhe nga Komiteti Organizativ i turneve të FIFA në mbledhjen që do të zhvillohet në 14 shtator.

Sfidanti.al