Arbitri Çakir “turku pa penallti” merr një ofertë të majme nga Kina

Lajmet më të fundit bëjnë të ditur se gjyqtari turk, Xhunejt Çakir (41 vjeç), ka marrë një ofertë të majme nga Kina, që “ta ndajë drejtësinë” në fushë në atë vend. Nëse ai do ta pranojë këtë ofertë, atëherë, ai do të mund të shkojë në Kinë, menjëherë, mbas mbarimit të Kupës së Botës Rusi-2018 (14 qershor-15 korrik).

Sa për kujtesë, një nga gjyqtarët më të mirë anglezë, Mark Klatenburg, që nga viti i kaluar, është kryegjyqtari i kampionatit të futbollit në Arabinë Saudite. Kështu, nëse lajmi i mësipërm do të dalë se është i vërtetë, atëherë, nuk do të jetë hera e parë që një nga arbitrat më të mirë në Evropë shpërngulet në një kontinent tjetër.

Sfidanti.al