Philip Lahm ka bërë që në Gjermani të shpërthejnë polemikat. Ish kapiteni i Bayernit të Mynihut dhe përfaqësueses gjermane së fundmi publikoi librin e tij më të fundit “Das Spiel. Die Ëelt des Fussbals” ku ka këshilluar futbollistët homoseksualë që të mendohen mirë përpara se të dalin hapur.
‘Në futboll, ashtu si në të gjithë shoqërinë mungon ende aftësia e të pranuarit. Do të duhet të durojnë fyerjet e shpifjet në fushën e lojës. A do ta pranonin ata këtë?-shkruante Lahm në librin e tij.
Më pas Lahm që ka zhvilluar 765 ndeshje në karrierë me bayernin, Stuttgartin e Gjermaninë shpjegon idenë e tij
‘nëse dikush ka ndërmend të deklarojë hapur homoseksualitetin e tij, do t’i sugjerojë të fliste me një person të besuar-shkruante më tej Lahm-dhe të bënte llogaritë me veten e tij. do t’i këshilloja që të mos fliste kurrë me shokët e skuadrave; nuk do të ndeshej me të njëjtën maturi nga ana e kundërshtarëve apo tifozëve. aktualisht në Bundesligë besoj se ka shumë pak shanse që të ndërmerret një hap i tillë pa pësuar pasojat në aspektin personal’.
Janë këto fjalë që kanë ngjallur diskutime pasi këto ditë revista ’11 Freunde’ numrin e fundit ia dedikoi pikërisht deklarimit hapur të homoseksualitetit në futboll. ndërkaq 800 futbollistë dhe futbolliste kanë dalë në mbrojtje të kolegëve dhe kolegeve të tyre gay teksa kërkojnë që t’u jepet e drejta që të dalin hapur.
sfidanti.al