Anglia kërkon të presë të gjithë Evropianin e Futbollit që do të nisë në muajin qershor. Sipas ‘Sunday Times’, ministri britanik i kulturës, Oliver Dowden tashmë ia ka bërë propozimin UEFA që të lejojë zhvillimin e të gjitha ndeshjeve të turneut më të rëndësishëm të futbollit kontinental në Britaninë e Madhe
Evropiani i futbollit që verën e kaluar u shty për shkak të pandemisë, edhe për të festuar 60 vjetorin e kompeticionit është parashikuar të zhvillohet në 12 qytete të ndryshme evropiane me Romën që do të presë ndeshjen e hapjes, ndërsa Londra është parashikuar të presë disa ndeshje të fazës në grupe, një gjysmëfinale dhe finalen
Por duke parë rënien e rasteve me Covid e sidomos planit të vaksinimit në vend ku brenda verës mund të jetë vaksinuar e gjithë popullsia, qeveria angleze bëri hapa para dhe kërkoi të organizojë të gjithë Evropianin duke lejuar ndoshta edhe një numër të kufizuar tifozësh të hyjnë në stadium për të ndjekur ndeshjet.
Sfidanti.al