Apeli i Bayernit të Mynihut; kërkon kthimin e publikut në stadium

Bayerni i Mynihut nëpërmjet Shefit Ekzekutiv të tij, Karl Heinz Rummenigge kërkon një rikthim të moderuar të tifozëve në stadiumet e futbollit duke deklaruar se duhet vlerësuar lejimi i tifozëve në 20-25% të kapaciteteve të cdo stadiumi në Gjermani

‘Duhet të nisim diskutimet për atë që duam, rikthimin e tifozëve jo vetëm për aspektin ekonomik-tha Rummenigge në një intervistë për ‘Sport Bild’-arsyeja kryesore është se duhet të kthehet atmosfera dhe emocionet e stadiumeve’

Gjithsesi Rummenigge konfirmoi se shëndeti duhet të mbetet përpara gjithckaje duke shtuar se protokolli i dytë sanitar është po aq serioz sa ai i pari, përgjegjës dhe i mirë.

‘Mund të tregojmë edhe njëherë se mund të jetë shumë i suksesshëm-tha Rummenigge që parashtroi edhe planin për rikthimin e tifozëve-nuk duhet me cdo kusht të nisim me 25 mijë shikues, por me më pak për të vepruar në mënyrë të rregullt. Herë pas here të lejohet të hyjnë tifozë në 20-25%  të kapaciteteve të stadiumeve. Në rastin tonë do të ishin 15.000 – 18.000 tifozë’. aficionados”, señaló.

Sfidanti.al