Intervista prekëse e Emanuel Ebue të dhënë për Daily Mirror pati efekt të menjëhershëm. Gjatë rrëfimit të tij për tablpoidin britanik, ish futbollisti i arsenalit dhe Gallatasarajit kërkoi theksoi se kishte humbur të gjitha të ardhurat financiare pas divorcit me bashkëshorten e tij duke bërë edhe një apel për ndihmë. Apeli i tij gjeti menjëhereë përgjigje dhe ndihma i erdhi pikërisht nga Gallatasarajit ku Ebue luajti për më shumë se 4 vjet.
‘Në dhomat e zhveshjes mësuam për deklaratën e Ebue-tha trajneri i Galltasarajit Fatih Terim-do të bëjmë gjithcka mundemi për të ndihmuar nje mik’. U tha, u bë Mesa duket skuadra turke i ka ofruar Ebue një vend si asistentin e trajnerit të skuadrës së U14 me një pagë shumë të kënaqshme si dhe një apartament në Turqi. Të shohim si do të përfundojë kjo histori, që ishte një ndër më të trishtuarat në Krishtlindjen e këtij viti
Sfidanti.al