Antonio Conte konfirmoi përfundimisht atë që imagjinohej prej kohësh; qëndrimin e tij te Chelsea. Në një intervistë për të përditshmen italiane ‘Corriere Della Sera’, tekniku i Bluve të Londrës deklaroi se synimi i tij është që të respektojë kontratën me kampionët e saposhpallur të Anglisë. ‘Te Chelsea po planifikojmë të ardhmen-tha Conte-baza ekziston, pasi kemi 13-14 lojtarë shumë të mirë, por duhet të shtojmë elementë të tjerë të rinj dhe të një niveli të lartë. Drejtuesit e Chelseat, me të cilin kam edhe 2 vjet kontratë, po më vlerësojnë e mbështesin’
sfidanti.al