Andora arrin fitore pas 13 vitesh, e fundit ndaj Maqedonisë

Pas një pauze prej 13 vitesh, Andora arriti një fitore të re, pasi më 2004, mundi Maqedoninë, kurse, mbrëmë, diku në hijën e largët të Ligës së Kampioneve dhe të Ligës së Evropës, ajo mundi 2-0 San Marinon në një ndeshje miqësore. Pra, Andora fitoi 2-0 dhe kjo ishte fitorja e parë pas 86 ndeshjeve të zhvilluara, qëkur mundi 1-0 Maqedoninë, në tetor 2004. Fitorja në San Marino ishte vetëm fitorja e katërt e Andorës dhe e para, jashtë fushës së vet, në historinë saj 21-vjeçare.

sfidanti.al