Medel e zbukuron kaq shumë Interin, Sançez lëre Arsenalin..

Gary Medel ka kërkuar nga ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez që në fund të sezonit t’i bashkohet skuadrës së Interit, përcjell Express.

“Alexis është një lojtar që të gjithë e njohin. Ai është një sulmues që të gjitha klubet e dëshirojnë”, ka deklaruar Medel për të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport.

“Unë nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e Sanchezit, por në qoftë se ai kërkon informacion mbi Interin, unë do t’i them se këtu kemi një skuadër të madhe, një trajner shumë të mirë. Ai nuk do të gjente një projekt si ky diku tjetër”, ka theksuar Medel.

Sanchez është përforlur se do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, deisa thuhet se Interi është i interesa ta transferoj në San Siro, përcjell Express.

Medel dhe Sanchez janë shumë miq të mirë. Të dy janë pjesë e përfaqësueses së Kilit.