Ancelotti e pret te Napoli, por Hames Rodrigez kërkon Atletikon

‘Bombë në horizont’, ky është titulli në faqen e parë të së përditshmes spanjolle ‘Marca’ që flet për një ‘bombë’ merkatoje; Hames Rodrigez kërkon kalimin te Atletiko e Madridit, një lajm ky i hidhur për tifozët e Napolit edhe pse e dinin që tratativat pëer kolumbianin ishin të komplikuara dicka që u pranua edhe nga vetë trajneri Anceloti e presidenti De Laurentis

Në artikullin e publikuar nga kjo e përditshme theksohet se dëshira e Hames Rodrigez për të jetuar në Madrid do të bëjë diferencën në këtë garë mes Napolit dhe Los Colchoneros. Por edhe këta të fundit kanë problemet e tyre në këtë histori pasi Reali i Madridit që zotëron kartonin e futbollistit vendos kushte shumë të vështira për blerësit e mundshëm dhe për momentin nuk pranon kalim të Hames Rodrigez me huazim me të drejtë blerjeje. Gjithsesi burimet e Atletiko madrid janë shumë ndryshe dhe më të shumta se ato të Napolit.

Atletiko ka investuar tashmë 126 milionë Euro për Zhoao Feliks, por Simeone që është gati të ndryshojë modul loje pas largimit të Grizmanit, do të jetë i lumtur të mirëpresë Hames që gjithsesi nuk ka mundur të mbajë shkëlqimin e Botërorit të vitit 2014. Me ardhjen te Atletiko ai do të fitonte një mundësi tjetër, ndërkohë që edhe Anceloti do të vijojë me mesazhet e tij për të bindur kolumbianin që të zgjedhë Napolin

sfidanti.al