Vjehrra e Kinsi Volanskit; kur pushtimi i fushës është një cështje familjare

Në shtëpinë e Kinsi Volanskit dhe të fejuarit të saj Vitali Zdorovetski, pushtimi i fushave të lojës është përfundimisht një cështje familjare. Pas episodit surprizë që u pa gjatë finales së Ligës së Kampioneve duke i dhënë shumë famë modeles, cifti u bllokua së fundmi nga punonjësit e sigurisë në Maracana përpara se të hynin në fushën e lojës në finalen e Copa America.

Por doli dikush që në një farë mënyrë mori hakun për ta. bëhet fjalë për vjehrrën e Kinsit që u shfaq në finalen e Kupës së Botës së Kriketit mes Anglisë dhe Zelandës së Re. Në momentin që tentoi të hyjë në fushë, vjehrra e Kinsi Volanskit ishte e veshur me kostum të zi ku ishte shkruar emri i ëebsitet të Vitali Zdorovetski duke tërhequr vëmendjen e të gjithë fotografëve si dhe duke fituar edhe vlerësimin e Kinsit që ajo e shprehu në Twitter.

sfidanti.al