Ançeloti zbërthehet : Nuk kam parë më egoist sesa Garet Bejli!

Trajneri italian Karlo Ançeloti e çoi Realin e Madridit deri te titulli i kampionit të Ligës së Kampioneve (LK), por vuri në dukje se ai nuk e ka pasur aspak të lehtë punën në klubin “mbretëror”. Ançeloti u ul në stolin e drejtimit të Realit më 2013 në vend të Zhoze Murinjos dhe arriti që t’i sjellë Realit titullin e kampionit të Evropës pas një pauze të gjatë, por mbas dy vitesh ai u largua nga Madridi, duke habitur shumëkënd.
Ky trajner italian që tani drejton Napolin, në një bisedë me disa mediume italiane pranoi se puna te Reali është e vështirë dhe se ai kishte probleme të mëdha me sjelljen e disa lojtarëve. Ai veçoi sidomos sulmuesin uellsian Garet Bejli, të cilin Ançeloti shpesh herë e linte në stol.
“Një nga faktorët më rëndësishëm në një ekip është atmosfera dhe gjëja që më irriton më shumë mua, është kur lojtarët tregohen egoistë dhe mendojnë më shumë për veten. Më kujtohet një rast, kur Perezi u nxeh me mua se në një ndeshje kundër Valencias unë zëvendësova Bejlin. Ai donte vetëm të shënonte vetë dhe nuk u jepte pasime të tjerëve, duke dështuar në shumë raste. Unë nxhesha me të, sepse e dija se ai ishte shumë egoist. Unë e di se lojtarët edhe mund të jenë egoistë, por jo t’i kalojnë kufijtë. Bejli i kalonte të gjithë kufijtë”, vuri në dukje Ançeloti.
Sfidanti.al