Alvesh: Nëse Nejmari bëhet kampion bote, ai nuk do të shkelë më në Paris

Bashkëlojtari i Nejmarit te PSZH-ja, pjesëtari i përfaqësueses së Brazilit, Daniel Alvesh, bëri një deklaratë interesante lidhur me të ardhmen e mikut të tij. Duke komentuar interesimin potencial të Realit të Madridit për sulmuesin aktual të PSZH-së, Alveshi vuri në dukje:

“Nëse Nejmari arrin të bëhet, në përbërje të Brazilit, kampion bote, atëherë, ai nuk do të shkelë më në Paris”. Sipas tij, 250 milionë euro është shuma më e vogël që do të mund të marrë PSZH-ja për Nejmarin.

Sfidanti.al