Allegrin e duan të gjithë, edhe Reali i Madridit

Massimiliano Allegri është shndërruar në kandidatin kryesor për t’u ulur në pankinën e Realit të Madridit nëse  Florentino Perez vendos të shkarkojë Zinedine Zidane në fund të këtij sezoni. Tifozeria e Los Blancos po e ndjen veten të mashtruar nga Zidane e francezin që e ka të pamundur që t’i injektojën iluzion asaj për mosndryshim të formacionit sikur koha të jetë ndalur në vend. Mënyra negative për të administruar blerjet ngre dyshime për aftësitë e tij për një rinovim të detyruar të skuadrës në fund të sezonit

Zidane ka fituar respektin dhe dashurinë e madridizmit, por gjithcka e ka një kufi. Në klubin merenges po bëjnë vlerësimet për pasuesin e Zidane për të rritur cilësinë e skuadrës dhe emri i parë që shfaqet në listën e kandidatëve është pikërisht Allegri. Trajneri italian ka refuzuar disa oferta, e fundit ishte ajo e Romës për t’u kthyer në pankinë. Më parë ka qenë edhe në listën e dëshirës së Paris Saint germain, kurse tani nuk pranon asnjë ofertë pasi është në pritje për të parë nëse Reali do ta kërkojë sërish në muajt e verës.

sfidanti.al