Massimiliano Allegri, që pas largimit nga Juventusi në 2019 ka qëndruar pushim, por tani livornezi është gati të kthehet. Pas 5 titujve radhazi kampion të Italisë me bardhezinjtë qëiu bashkone atij të fituar me Milanin dhe 4 Kupave dhe 3 Superkupave të italisë, Allegri konsiderohet si një prej teknikëve italianë më fitues i të gjitha kohërave.
Livornezi foli në një intervistë për ‘The Times’ ku zbuloi se cila mund të jetë etapa e radhës e karrierës së tij.
‘Do të më pëlqente të jetoja një eksperiencë në Premier League-tha Allegri-në Itali kam qenë te Milani për 4 vjet dhe Juventusi për 5 vjet. Tani pres të punoj sërish akoma në Itali, por është e vështirë, ose në Angli. Për mendimin tim, futbolli anglez po përmirësohet sepse ka shumë trajnerë të huaj. Anglia tani është më e sofistikua dhe më taktike, por vazhdon të respektojë traditën e futbollit të saj. Ka një ekuilibër mes shpirtet të futbollit anglez dhe sjelljes së re taktike të aplikuar nga trajnerët e rinj’.
Sfidanti.al