Ka nisur një betejë për testamentin e Diego Armando Maradonës, një betejë që është e forte dhe që ishte e parashikueshme. Por tani nga Argjentina dalin detaje te reja dhe të bujshme në lidhje me këtë cështje. Sipas të përditshmes ‘Clarin’, El Pibe De Oro kishte përjashtuat nga vullneti i tij i fundit si ish bashkëshorten, ashtu edhe 2 vajzat që kishte me të; Dalma dhe Giannina. Beteja ligjore mes Diegos dhe Claudio Villafane ka nisur 5 vjet më pare.
Maradona kishte zbuluar mungesën e 6 milionë Dollarëve dhe zhdukjen e 458 materialeve përkujtimore që I kishte koleksionuar gjatë karrierës së tij dhe akuzoi ish bashkëshorten e tij që në atë kohë ishte administratorja ligjore. Pas 2 vendimeve, Claudias iu ndalua të përfitonte pjesën e trashëgimisë që i takonte. Gjithnjë sipas lajmeve që vijnë nga Argjentina, diego e rishqyrtoi testamentin e tij përpara disa vitesh duke përjashtuar prej tij edhe vajzat Dalma e Giannina që premtuan betejë, që me siguri do të jetë e gjatë.
Sfidanti.al