Juventus-Napoli, Të kaltrit apelojnë të Kolegji për garancinë e sportit

Napoli nuk ka ndërmend të pranojë vendimin e dhënë në dëm të tij për ndeshjen e pazhvilluar në 4 tetor në Allianz Stadium ndaj Juventusit. Në atë periudhë skuiadra e Gattusos nuk udhëtoi drejt Torinos pasi në skuadër 2 futbollistë rezultuan pozitivë me Covid dhe për këtë arsye klubi napoletan u ndëshkua me humbjen në tavolinë 3-0 të ndeshjes dhe heqjen e 1 pikë nga klasifikimi.

Ishte Gjykatësi Sportiv që e dha këtë dënim që u konfirmua edhe nga Gjykata Sportive e Apelit në FIGC. Kështu Napoli vendosi të apelojë gjithcka te Kolegjin për garancinë e Sportit teksa kërkon zhvillimin e ndeshjes me bardhezinjtë si dhe shtimin e pikës së penalizimit.

Sfidanti.al