Alarmi nga Covid, Franca ndalon transfertat evropiane të klubeve të rugby; ankth edhe te futbolli

Makthi coronavirus u kthye të bëjë ligjin në botën e sportit. Në ditët e fundit qeveria franceze mori një vendim që ka ngjallur edhe interesin e UEFA edhe pse ka të bëjë me sportin e Rugby. Qeveria në vendin transalpine ndaloi transfertat e klubeve të Rugby në kompeticionet evropiane për shkak të rrezikut të lartë që kërcënon shëndetin e lojtarëve.

Në këtë mënyrë, EPCR, enti që organizon Champions dhe Challenge Cup, nuk mundi të bëjë gjë tjetër vecse të pezullojë përkohësisht kupat e rgby dhe të shtyjë ndeshjet e programuara për në fund të muajit. Tani ekziston frika se nëse situtata nuk do të përmirësohet shpejt, Parisi mund të  marrë të njëjtin vendim edhe për klubet e futbollit. Është ky një problem për Paris Saint Germainin, i impenjuar në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve me Barcelonën, ndaj së cilës do të luajë në 16 shkurt në Camp Nou. Po kështu edhe për Lille në Europa League që do të përballet me Ajaxin, ndeshja me të cilin në Holandë është programuar për në 25 shkurt.

Sfidanti.al