A mund të ndodhë? Rekordmeni Aguero ankohet se nuk i pasojnë topin

Duket e paimagjinueshme që të bëhet një gjë e tillë, për një lojtar të tillë, dhe në një skuadër të tillë. Mediat angleze publikuan foto të Sergio Agueros duke u ankuar tek një nga ndihmësit e Pep Guardiolës se shokët e ekipit nuk i pasuan topin gjatë ndeshjes së Mançester Sitit me Gladbahun në Champions. “Nuk ma pasojnë topin”, ishin fjalët e Kun Agueros sipas mediave angleze dhe televizionit amerikan, ESPN. Sulmuesi argjentinas hyri në fushë vetëm për 15 minuta si zëvendësues dhe nuk regjistroi asnjë gjuajtje në portë, ndërsa duket se është i pakënaqur me shokun e ekipit, Rijad Mahrez, që preferoi të gjuante në vend që të pasonte. Gjithsesi, kjo mund të jetë edhe shenjë egoizmi loje, ndërsa padyshim që do të kritikohet nga një trajner si Guardiola.

Sfidanti.al