Ka vetëm 9 vjet në pankinë, por kërkesat e Guardiolës i kanë kushtuar klubeve ku ai ka punuar plot 1 miliard Euro. Kjo është përllogaitja që ka bërë tabloidi britanil ‘The Sun’ duke marrë parasysh puinën që ka vbërë 46 vjecari te Barcelona, bayerni i Mynihut dhe Manchester City. E nisim me këtë të fundit, Citizens në vetëm 1 vit kanë shpenzuar 459 milionë euro për blerjen e Jones dhe Sane në 2016 dhe Mendy, Bernardo Silvës, Kyle Walker, Ederson dhe Danilo në 2017. Kur ishte te Barcelona, katalanasit shpenzuan 383 milionë Euro për të plotësuar kërkesat e Guardiolës. Blerja më e bujshme e Guardiolës në atë kohë ishte ajo e Ibrahimovic për të cilin Barcelona i pagoi Interit 60 milionë Euro ndërkohë që i dha edhe Eto’o. Jo më pak e rëndësishme ishte edhe blerja e David Villës për rreth 40 milionë Euro. Ndërsa gjatë 3 sezoneve me Bayernin, Guardiola u kërkoi bavarezëve që të bënin shpenzime për të sjellë futbollistë si Javi Martinez, Mario Gotze apo Vidal, dhe Bayerni nxori nga arkat e tij 195 milionë Euro.
sfidanti.al