Cristiano Ronaldo nuk ‘frenohet’; kërkon të ketë 7 fëmijë

Cristiano Ronaldos ‘i është hapur oreksi’ për të pasur fëmijë të tjerë. Në një intervistë të dhënë për ‘Correo da Manha’, ylli i Realit të Madridit ka shfaqur dëshirën për ta cuar në 7 numrin e fëmijëve të tij. Në këtë moment, Ronaldo është babai i 3 fëmijëve, Cristiano Ronaldo Jr dhe binjakëve Eva dhe Mateo, të gjithë të lindur nga nëna mbartëse. Për më tepër, Ronaldo është në pritje edhe të fëmijës së katërt nga e fejuara e tij Georgina Rodriguez e cila pritet të lindë në muajin tetor, ndërkohë që mësohet se fëmija është vajzë. ‘Cristianinho është shumë mirë dhe shumë i lumtur-tha Ronaldo në intervistën e tij-dhe thotë se dëshiron më shumë vëllezër e motra, 7, që është një numër magjik dhe mua më pëlqen. Duhet të ecim ngadalë dhe të shfrytëzojmë momentin’.

sfidanti.al