Aventura e Ferrarit për sezonin 2026 ka nisur zyrtarisht. Në pistën e Fioranos, “kokëkuqja” hoqi mbulesën nga SF-26, njëvendëshja e 72-të e ndërtuar për Kampionatin Botëror të Formulës 1, e cila shënon fillimin e një epoke teknike krejtësisht të re për skuadrën nga Maranello. SF-26 është projektuar për t’u përshtatur me rregulloret e reja të

