Finalet e Konferencës së Perëndimit premtonin spektakël dhe kështu do të jetë. Ndeshja e parë mes Thunder dhe Spurs u mbyll me fitoren e miqve nga San Antonio, të cilët fituan pas dy kohëve shtesë me shifrat 122-115. Teksanët heshtën 18.203 spektatorët e “Paycom Center” falë paraqitjes stratosferike të Victor Wembanyama-s, i cili mbylli ndeshjen me 41 pikë, 24 topa në tabelë dhe shumë lëvizje decizive. Ylli francez nuk ishte i vetëm në parket pasi për të mposhtur kampionët në fuqi të NBA u ndihmua nga “rookie” Dylan Harper, i cili mori vendin e të dëmtuarit De’Aaron Fox. Harper shënoi 24 pikë dhe dhuroi 6 asist ndërsa në tabelë fitoi 11 topa.
Ndërkohë që për Oklahoma City nuk mjaftoi paraqitja e mirë e Alex Caruso (31 pikë) dhe Jalen Williams (26 pikë). Për të zotët e shtëpisë ndikoi shumë mbrëmja jo e lojtarit të sezonit Shai Gilgeous-Alexander, i cili ishte autor i vetëm 24 pikëve dhe 12 topave në tabelë.
sfidanti.al

