Conte largohet nga Napoli

Trajneri salentin e quan të mbyllur ciklin te Napoli dhe heq dorë nga 8 milionë euro të kontratës që kishte deri në qershor të 2027-ës. Vendimi është marrë. Antonio Conte lë Napolin. Ikën pasi i ka dhuruar klubit një titull të paimagjinueshëm dhe një Superkupë të Italisë. Ikën pas një dyvjeçari dhe një vit para përfundimit të kontratës së firmosur në 2024-ën. Conte heq dorë nga 8 milionë eurot që do të fitonte, nëse do të qëndronte në stolin e Napolit deri në qershor të 2027-ës. Ai ka një raport special me presidentin De Laurentiis dhe ndarja është miqësore.

Njoftimi zyrtar për ndarjen mes palëve do të bëhet me shumë mundësi pas ndeshjes me Udinese-n. Bilanci i trajnerit Conte në krye të Napolit është: 53 fitore, 19 barazime dhe 18 humbje. Conte në të ardhmen mund të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë, por mund të kemi edhe një rikthim në stolin e Juventusit, duke qenë se pozitat e Spalletti-t janë lëkundur së fundi.

sfidanti.al