Duket se e hodhi hapin vendimtar. Denver Nagets arriti një fitore tepër të rëndësishme në fushën e Lejkërsave në Los Anxhelos, duke qenë tani në komandë në finalen e plej ofit në Konferencën Perëndimore. Suksesi ishte 119-108, dhe skuadra nga Kolorado ka tani tri fitore ndaj Lejkërsave pa asnjë humbje, ndërsa historia thotë se askush

