Kristjan Asllani ka shënuar golin e parë me fanellën e Beshiktashit në kampionatin turk. Në javën e 30-të të Superligës, mesfushori kuqezi shënoi në fundin e takimit nga pika e 11-metërshit në humbjen 2-1 që skuadra e tij pësoi në fushën e Samsunspor. Asllani mbërriti në kampionatin turk gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi,

