Mbrojtësi i Real Madridit, Asencio, është detyruar të shkojë në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore nga një gastroenterit që e ka prekur prej disa ditësh. Futbollisti iu nënshtrua analizave mjekësore pasi humbi rreth gjashtë kilogramë, si pasojë e të vjellave të vazhdueshme dhe gjendjes së rënduar fizike.
Problemet e tij shëndetësore u bënë të dukshme që më herët gjatë javës, kur mungesa e tij në listën e grumbulluar për ndeshjen ndaj Bayern Munich habiti tifozët dhe ambientin sportiv. Klubi konfirmoi menjëherë se arsyeja ishte një gastroenterit, ndërsa lojtari ishte larguar nga stërvitja përpara udhëtimit dhe nuk kishte qenë në gjendje të vihej në dispozicion të trajnerit.
Në vend që të përmirësohej, gjendja e Asencios u përkeqësua, duke detyruar stafin mjekësor të vendoste për kontrolle më të thelluara në spital. Pas përfundimit të analizave, ai u rikthye në shtëpi, ku do të vazhdojë procesin e rikuperimit.

