Një pyetje presidentit Duka … që “fik dritat e FSHF-së”!?

Kujdes me pyetjet, mos i lëshoni pa doganë ! Kishim dëgjuar shpesh të emërtoheshin “pyetje me spec” ato që të djegin, por paska edhe pyetje që të “fikin dritat”. Ka ndodhur tamam si me porosi me presidentin e FSHF-së, Armando Duka, gjatë një interviste  të ditëve të fundit, që të kujtonte filmin kinez “ Nga suksesi në sukes”

Një gazetar i “panjohur” , jo nga ata qe kane pyetje te gjysmë te gatshme,  që  përfaqësonte nje portal sportiv  ka pyetur presidentin kur ka folur për “sukseset”  e përfaqësueseve  të moshave: “Meqë do të bëhet edhe Europiani këtu tek ne, pse nuk na gjeni një trajner dhe për Shpresat ?!” Thonë se një pyetje e mirë ka brenda  gjysmën e përgjigjes, por kjo pyetje kishte brenda ..errësirën! Fap fap.. u ndërpre sinjali në ekranin e televizionit të FSHF-së  dhe presidentin e shpetuan edhe kete radhe nga nje pyetje “armiqesore”..

Sfidanti.al