Elbasani zyrtarisht në “Final Four”

AF Elbasani është skuadra e dytë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të kampionatit “Abissnet Superiore”, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt.

Verdheblutë arritën këtë objektiv pas fitores 2-1 në ndeshjen e djeshme ndaj Teutës në “Niko Dovana”, duke u ngjitur në kuotën e 59 pikëve dhe duke mbajtur vendin e dytë në renditje.

sfidanti.al