“Topi i Artë”, Harry Kane në “pole position”

Gara për ‘Topin e Artë’ po hyn në fazën më vendimtare të sezonit, ndërsa pas çerekfinaleve të UEFA Champions League panorama mbetet ende e hapur dhe e paparashikueshme. Në krye të favoritëve aktualisht qëndron Harry Kane, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich.

Sulmuesi anglez ka impresionuar me një rendiment të jashtëzakonshëm, duke realizuar rreth 50 gola dhe duke qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme. Në futbollin modern, ndikimi në ndeshje të mëdha dhe vazhdimësia janë faktorë kyç, dhe Kane po i plotëson të dy këto kritere.

Megjithatë, gara mbetet shumë e fortë. Talenti i ri, Lamine Yamal, përfaqëson fytyrën e re të futbollit botëror, duke shkëlqyer në skena të mëdha, por ende i mungon një trofe madhor për të forcuar kandidaturën. Nga ana tjetër, Kylian Mbappé vazhdon të prodhojë statistika të jashtëzakonshme me Real Madridin, por eliminimi i hershëm nga Championsi e dobëson disi garën e tij për çmimin.

sfidanti.al