Dopieta në Kroaci, Hoxha zgjidhet në formacionin e javës

Arbër Hoxha shkëlqeu me Dinamon e Zagrebit në fundjavë, duke realizuar dopietë. Sulmuesi i kombëtares është bërë së fundmi, pjesë e formacionit të javës në Kroaci. Paraqitja e tij është vlerësuar nga Sofascore me notën 8.3. Hoxha në këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola. Ai gjithashtu, numëron 2 asiste. sfidanti.al

Kthesë e papritur për Nedim Bajramin

Minutat për Nedim Bajramin mungonin nga 5 tetorit. Pas katër ndeshjeve ku ndodhej në tribunë ose stol, më në fund fantazisti i Kombëtares mori minuta me Rejnxhërsin. Bajrami u aktivizua në minutën e 64-t, ndërsa ishte pjesë e fitores 2 me 1 ndaj Livingston. Për të ishte ndeshja e parë me trajnerin Dani Rohl në

Vazhdoni leximin →

Vllaznia merr goditje nga FIFA

FIFA ka publikuar vendimin ku zbulon se Vllaznia është bllokuar për tre sesionet e ardhshme të merkatos. Kuqeblutë nuk do kenë të drejtën të regjistrojnë lojtarë të rinj në vazhdim, pa paguar detyrimet e gjyqit të humbur dhe që akoma nuk është bërë i ditur. Kjo nuk është situatë e re për klubet e Superiores.

Vazhdoni leximin →

Së shpejti Akademia e Interit në Shqipëri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja gjatë vizitës në Milano ka zhvilluar një takim me Presidentin dhe CEO-në e F.C Internazionale Milano dhe drejtuesin e Inter Club Albania, me të cilët ka biseduar për vendosjen e një bashkëpunimi strategjik që synon ngritjen e standardeve të futbollit bazë dhe krijimin e mundësive për talentet

Vazhdoni leximin →

Laporta tregon pse e shkarkoi Xavin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë shpjegimin më të detajuar deri tani për muajt e tensionuar që çuan në shkarkimin e Xavi Hernandez-it vitin e kaluar. Në një intervistë për Esport3, Laporta tregoi kundërshtitë, mesazhet e përziera dhe shqetësimet që e bindën se ndryshimi në stol ishte i domosdoshëm. Aktualisht, skuadra katalanase drejtohet nga

Vazhdoni leximin →