Gërthitma, këngë,kore stadiumi, gjithcka ndodh në lidhje direkte. Ukraina u kualifikua matematikisht në Euro 2020 dhe Oleksandr Zinchenko e shfaqi të gjithë entuziazmin e tij përpara telekamerave. Fillimisht e bëri gjatë një interviste në përfundim të ndeshjes me Portugalinë që Ukraina e fitoi 2-1, më pas ai shpërtheu edhe në studion televizive ku ishte ftuar.

