Kombëtarja shqiptare e minifutbollit është kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”. Kuqezinjtë arritën sot fitoren më të rëndësishme duke mundur kryesuesit e grupit Meksikën me rezultatin 3-1. Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Irtan Sejkos që realizoi tre gola spektakolar. Për kuqezinjtë shënuan Armand Gapi, Guido Tepshi dhe

